Mbappé: Kam qenë në kontakt me Florentino Pérez për 10 vite para se t’i bashkohesha Real

Mbappé: Kam qenë në kontakt me Florentino Pérez për 10 vite para se t’i bashkohesha Real

18 Shtator 2026 8:30 Telesport Kylian Mbappé dha një intervistë për gazetën “AS”, ku foli edhe për transferimin e tij të Real Madrid dhe marrëdhënien me presidentin Florentino Pérez. Sulmuesi francez dhe se presidenti “los blancos” u përpoq që ta afronte në skuadër për shumë vite para se t’ia dilte mbanë. “Ai ishte njeriu që më solli këtu. Kemi qëndruar në kontakt për dhjetë vite para se të vija. Ai gjithmonë tregoi mirëkuptim dhe mbështetje për çdo vendim që merrja, qoftë pozitiv apo negative, në lidhje me Real Madrid”, tha Mbappe. “Më thoshte gjithmonë se një ditë do të luaja për Real Madrid dhe ja ku jam. Jam shumë i lumtur. Për këtë, duhet ta falënderoj për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë...