“MBANI SHËNIM”/ Klodiana Lala paralajmëron goditjet e radhës

“MBANI SHËNIM”/ Klodiana Lala paralajmëron goditjet e radhës

Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar zhvillime të tjera në ditët në vijim, pas aksionit të SPAK që çoi në hetimin dhe arrestimin në shtëpi të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Duke folur mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”, ku po diskutohej dosja e Hysenit dhe zhvillimet e fundit të SPAK, Lala deklaroi se informacionet e bëra publike deri tani mund të jenë vetëm pjesa e parë e një serie zhvillimesh të tjera nga drejtësia. Gazetarja iu drejtua drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziut, duke i kërkuar të mbante shënim deklaratën e saj për atë që, sipas saj, mund të ndodhë në ditët në vijim. Sipas Lalës, brenda mazhorancës ekzistojnë përplasje mes grupeve të ndryshme dhe këto konflikte mund të shoqërohen me publikimin e informacioneve të...