“Mban erë të rëndë, po mbushim…”/ Uji i pijshëm ngre alarm në Fushë-Arrëz, qytetarët paraqiten në spital me simptoma helmimi

“Mban erë të rëndë, po mbushim…”/ Uji i pijshëm ngre alarm në Fushë-Arrëz, qytetarët paraqiten në spital me simptoma helmimi

pamje FUSHË ARRËZ- Një situatë shqetësuese është raportuar së fundmi në Fushë-Arrëz, ku disa qytetarë janë paraqitur në Spitalin e qytetit me simptoma të dyshuara intoksikimi. Mësohet se prej tre ditësh në Spitalin e Fushë-Arrëzit janë regjistruar disa raste të dyshuara helmimi. Sipas banorëve, uji i pijshëm ka një erë të rëndë dhe të pazakontë, duke ngritur dyshime për cilësinë e tij. Në kushte të tilla, banorët thonë se janë detyruar që të mbushin ujë në kroje për nevojat e tyre. /ZËRI