Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Deputeti i Partisë Socialiste Arbian Mazniku, është pjesë e panelit të mbrëmjes së sotme në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, për të komentuar zhvillimin e shtatëve ditëve protestë në kryeqytet dhe jo vetëm. Mazniku e tha prerë se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen pavarësisht revoltës studentore apo qytetare. “Nuk ka ndërmend. Nuk ka një mandat personal, ushtron mandatin e PS-së me 800 mijë vota. Është me një objektiv të caktuar për integrimin e Shqipërisë në BE dhe ka marrëveshje me shqiptarët”, tha Mazniku. I pyetur nëse këto protesta kanë ndikim te qeveria, deputeti Mazniku e paralelizon situatën në Shqipëri me atë në Francë, Itali apo dhe Portugali ku ka kryengritje studentore masive. “Mazhoranca ka nevojë që të dëgjojë njerëzit, të...