Massara “blindon” Spallettin: Skuadra është në duar të shkëlqyera, ka besim të plotë nga klubi

Massara “blindon” Spallettin: Skuadra është në duar të shkëlqyera, ka besim të plotë nga klubi

18 Shtator 2026 7:51 Alfred Lleshi Drejtori sportiv i Juventusit, Frederic Massara, hodhi poshtë zërat për të ardhmen e Luciano Spallettit, duke theksuar besimin e plotë të klubit te trajneri. “Ne të gjithë, që përfaqësojmë fanellën e Juventusit, kemi detyrimin të mos minimizojmë asnjë pikë të humbur, por duhet të bëjmë analiza të qeta. Dhe kjo analizë nis nga një siguri: Juventusi është në duar të shkëlqyera dhe klubi ka besim total tek aftësitë e trajnerit dhe të vetë skuadrës. Besojmë se me punë ky proces rritjeje mund të përshpejtohet”, – tha ai për “Sky”. Për merkaton: “Gjatë merkatos bëmë shumë gjëra interesante, gjithmonë brenda disa kufizimeve të vendosura nga UEFA. Jemi të kënaqur me atë që bëmë. E dimë se kemi ndryshuar shumë; sonte...