Mashtruesi Rama dhe Reforma në Drejtësi

Mashtruesi Rama dhe Reforma në Drejtësi

Mashtruesi Rama dhe Reforma në Drejtësi Nga Petrit Vasili/ Rama dhe Xhafa u fshehën në 20 korrik se s’donin reformë konsensuale në drejtësi, por me vota të blera! Edi Rama po na çan dërrasa duke mashtruar e mashtruar sikur e bëri ai Reformën në Drejtësi. Unë kam qenë anëtar i Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi dhe vota ime në atë Komision ishte vota vendimtare që reforma të shkonte për votim në Seancë Plenare, sepse Komisioni ishte i përbërë nga 5 nga maxhoranca dhe 5 nga opozita. Pengesa e vetme e Reformës ishte vetëm Edi Rama, që kishte tmerr nga Reforma sipas Komisionit të Venecias dhe donte reformën sipas dëshirës së tij, me vota të blera dhe pa konsensus. Është aq e vërtetë sa skandali...