Mashtrim me betonin dhe pastrim parash: në gjyq administratori italian i “Euro Beton 2005”, sekuestrohen rreth 10 milionë euro pasuri
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin italian me inicialet G.T., administrator i kompanisë "Euro Beton 2005" sh.p.k., si dhe vetë personin juridik. Ai akuzohet për tre vepra penale: mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, të parashikuara nga nenet 143/3, 180/3 dhe 287 të Kodit Penal. Në të njëjtën kohë, është vendosur sekuestrim preventiv i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të kompanisë, me vlerë rreth 10 milionë euro. Bashkë me aktivitetin tregtar, ato i janë kaluar në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe janë ndjekur edhe me metoda speciale,...
Burimi:
kohajone.com