MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka ndarë 370 mijë euro për 10 organizata joqeveritare që menaxhojnë 54 qendra mësimore, të cilat mbështesin mbi 2,600 fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Për vitin shkollor 2026/2027, ministria ka nënshkruar kontratat me organizatat përfituese, duke siguruar vazhdimin e shërbimeve mbështetëse për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Naim Gashi. Me këtë rast, Çeku përgëzoi organizatat për punën e tyre dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit për përmirësimin e rezultateve të të nxënit, rritjen e pjesëmarrjes në arsim dhe avancimin e barazisë për fëmijët e këtyre komuniteteve. Mbështetja financiare është ndarë...