MASh diskuton me partnerët zhvillimorë Strategjinë e Arsimit 2035+

MASh diskuton me partnerët zhvillimorë Strategjinë e Arsimit 2035+

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka mbajtur tryezën e dytë të diskutimit me partnerët zhvillimorë për hartimin e Strategjisë së Arsimit të Kosovës 2035+, me fokus në orientimet strategjike, progresin e konsultimeve dhe mundësitë e bashkëpunimit për reformimin e sistemit arsimor. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, theksoi rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës, të mbështetur në dialogun e vazhdueshëm me të gjitha palët e interesit, duke vlerësuar kontributin e partnerëve zhvillimorë në avancimin e reformave në arsim. Ndër prioritetet e përmendura për strategjinë e re janë krijimi i një rrjeti kombëtar të edukimit në fëmijërinë e hershme, përmes të cilit familjet do të kenë qasje në çerdhe publike ose private, me kosto të përballueshme dhe në distancë të përshtatshme. Po ashtu, synohet zhvillimi...