Masat sigurisë për Vlora Hysenin dhe Ilir Prodën, SPAK del me njoftim zyrtar, në pranga edhe dy të tjerë…

Masat sigurisë për Vlora Hysenin dhe Ilir Prodën, SPAK del me njoftim zyrtar, në pranga edhe dy të tjerë…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases Vlora Hyseni, me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Fatjon Kalluçi, me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të...