Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

Policia gjobit me nga 50 mijë lekë të vjetra 36 qytetarë që protestuan kundër qeverisë Rama në Tiranë. Masat administrative janë vendosur pasi protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë, për secilin prej 36 qytetarëve është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh të reja. Policia pretendon se qytetarët nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve, të bëra përmes megafonit, për lirimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit. Njoftimi i Plotë: Tiranë Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1,...