Masa te Kryeministria, hiqen pllakat e betonit nga trotuaret për të shmangur përdorimin e tyre nga protestuesit
Ndërsa pritet të mbahet sot protesta e gjashtë e studentëve në Tiranë, pranë Kryeministrisë kanë nisur të merren masa për të shmangur goditjet me gurë ndaj institucioneve apo forcave të policisë. Siç shihet edhe nga pamjet, punonjësit e bashkisë po heqin pllakat e betonit nga trotuaret, në mënyrë që ato të mos mund të përdoren nga protestuesit gjatë tubimit. Sot shënohet dita e gjashtë e protestës së studentëve, të cilët kërkojnë kushte më të mira në universitete, më shumë mundësi punësimi dhe përmirësim të kushteve të jetesës.
Burimi:
kohajone.com