Marta Kos me mesazh të prerë për Serbinë: Duhet të bëni më shumë, Shqipëria ecën përpara
Serbia nuk do të përfshihet në udhërrëfyesit e rinj të Komisionit Evropian për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Komisioni Evropian ka konfirmuar se në paketën e zgjerimit që pritet të publikohet më 28 tetor do të paraqiten udhërrëfyes të posaçëm për katër vende që konsiderohen ndër më të avancuarat në proces: Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë.Udhërrëfyesit do të përcaktojnë hapat e ardhshëm, afatet orientuese dhe objektivat që këto vende duhet të përmbushin në rrugën drejt anëtarësimit.Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha në Parlamentin Evropian se Serbia duhet të bëjë më shumë për të avancuar në procesin e integrimit.Ajo nënvizoi veçanërisht rëndësinë e përputhjes strategjike dhe të politikës së jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian.Në diskutimin e zhvilluar në Komitetin e Punëve...
Burimi:
ntv.al