Marta Kos dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës pas funeralit të Ratko Mlladiçit

Marta Kos dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës pas funeralit të Ratko Mlladiçit

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka dënuar në Parlamentin Evropian glorifikimin e kriminelëve të luftës në Serbi, pas funeralit të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç. Duke hapur debatin mbi funeralin dhe përballjen me krimet e luftës, Kos tha se pamjet nga ceremonia ishin “shumë shqetësuese” dhe dëshmojnë, sipas saj, për vështirësitë e Serbisë në përballjen me të kaluarën. “Glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe nuk ka vend në BE”, deklaroi Kos, duke theksuar se Serbia ka një rol dhe përgjegjësi të rëndësishme në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ajo kritikoi veçanërisht pjesëmarrjen në funeral të ministrave, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të ushtrisë serbe, së bashku me drejtues dhe politikanë të Republikës Srpska, të cilët nderuan...