Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë USD me Amerikën, ministri Nufi: Konfirmim edhe një herë nga SHBA i besimit të tyre te Shqipëria!
Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh me SHBA në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak ka sjellë edhe reagimin e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi. “Konfirmim edhe një herë i SHBA i besimit të tyre te Shqipëria”, shprehet ai. Përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka njoftuar edhe lajmin e mirë për marrëveshjen për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF), me Republikën e Shqipërisë. Në njoftimin e DSCA, rikonfirmohet angazhimi i SHBA për aleanca dhe partneritete të forta dypalëshe, të bazuara në respektin reciprok, investimet e përbashkëta dhe prioritetet strategjike. Në këtë kuadër, ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes së...
Burimi:
javanews.al