Marrëveshja për Groenlandën, NATO e mirëpret, Trump: SHBA merr kontroll të përhershëm të sigurisë

Marrëveshja për Groenlandën, NATO e mirëpret, Trump: SHBA merr kontroll të përhershëm të sigurisë

Bota E Diel, 20 Shtator 2026 13:51 Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje të re për sigurinë e Groenlandës, pas muajsh tensionesh të krijuara nga kërkesat e Presidentit amerikan Donald Trump për territorin arktik. NATO e ka mirëpritur marrëveshjen, duke e konsideruar atë një hap që synon forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në Arktik. Trump ka deklaruar se marrëveshja i jep SHBA-së kontroll të përhershëm mbi sigurinë e Groenlandës dhe mundësinë për të ndërmarrë masat që i konsideron të nevojshme për mbrojtjen e saj. Sipas presidentit amerikan, marrëveshja parashikon gjithashtu që vendet rivale të SHBA-së të mos kenë baza ushtarake apo prani ushtarake në ishull pa miratimin e Uashingtonit. Detajet e plota të marrëveshjes ende nuk janë bërë publike. Sipas zyrtarëve amerikanë,...