Marrëveshja e Venezuelës me SHBA-në për naftën mbetet në fuqi për 25 vjet, vendi mund të gjenerojë 209.335 miliardë dollarë të ardhura
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, tha se një marrëveshje për naftën e arritur me SHBA-në do të mbetet në fuqi për 25 vjet dhe synon të rrisë prodhimin ditor të naftës në vend në më shumë se 1.5 milion fuçi. Duke folur për transmetuesin shtetëror VTV, Rodriguez komentoi mbi atë që ajo e përshkroi si marrëveshja “historike” e naftës e arritur me SHBA-në. Rodriguez tha se marrëveshja do të mbetet në fuqi për 25 vjet dhe synon të rrisë prodhimin ditor të naftës mbi 1.5 milion fuçi. “Qëllimi ynë është të shkojmë edhe më tej me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera të mëdha që përfshijnë kompani gjigante si Chevron, Repsol, Eni, Shell dhe BP. Ne duam të bëhemi një fuqi energjetike”, tha ajo....
Burimi:
kohajone.com