Marotta: Nuk është rastësi që në dy kualifikueset e Botërorit jemi eliminuar nga Maqedonia dhe Bosnja

Marotta: Nuk është rastësi që në dy kualifikueset e Botërorit jemi eliminuar nga Maqedonia dhe Bosnja

18 Nëntor 2026 13:21 Alfred Lleshi “Interi është një nga rastet e rralla kur një fond investimesh vjen në Itali dhe nuk ndryshon drejtimin e klubit. Ky është një akt inteligjence. Pronësia është e pranishme çdo ditë dhe kemi mundësi të diskutojmë së bashku. Kështu kemi arritur të ndërtojmë një Inter fitues”. Kështu u shpreh presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, në aktivitetin “RCS Sport Industry Talk”, i cili vazhdoi: “E them me krenari se sezonin e kaluar fituam kampionatin dhe Kupën e Italisë, ndërsa për të dytin vit radhazi e mbyllëm bilancin financiar me fitim. Maksima ‘sa më shumë shpenzon, aq më shumë fiton’ nuk vlen gjithmonë. Ndonjëherë kompetenca kompenson investimet financiare. Synimi është të krijojmë kombinimin e duhur për të arritur objektivat dhe rezultate...