Carnevali: Nuk mund të bëjmë goditje të mëdha në merkaro, por jam optimist

Carnevali: Nuk mund të bëjmë goditje të mëdha në merkaro, por jam optimist

Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, foli për vështirësitë dhe perspektivën e klubit, gjatë aktivitetit “RCS Sport Industry Talk”. “Juventusi nuk ka arritur rezultatet e shpresuara gjatë këtyre viteve. Megjithatë, ka një strukturë të rëndësishme, bashkëpunëtorë të shkëlqyer dhe pronësi me ide të qarta, e cila ka kryer një rikapitalizim të konsiderueshëm, duke pranuar se janë bërë gabime. Vështirësia më e madhe është marrëveshja e pajtimit financiar (‘Settlement Agreement’), ndaj duhet të përshtatemi. Është një sfidë që e përballojmë me bindjen se mund të rritemi”. Carnevali theksoi besimin tek e ardhmja, por kërkoi kohë: “Kam besim, por duhet kohë. Garantoj profesionalizëm dhe dëshirë për të punuar, por nuk premtoj asgjë të jashtëzakonshme. Duhet t’u japim kënaqësi tifozëve tanë, që janë kudo. Ata janë thelbi i...