Do të jenë lojtarë të lirën verën e ardhshme, Flick refuzon Van Dijk e Bruno Fernandes te Barça
Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, raportohet se ka përjashtuar mundësinë e afrimit të katër lojtarëve nga Premier League, të cilët mund të bëhen lojtarë të lirë në vitin 2027. Mes tyre janë kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, dhe mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes. Sipas botimit katalanas “El Nacional”, Barcelona ka shqyrtuar mundësi të ndryshme për të forcuar skuadrën pa paguar shuma të mëdha për transferime, por Flick nuk është bindur nga profilet e katër lojtarëve të propozuar. Van Dijk, 35 vjeç, është ndër ata që konsiderohen të papërshtatshëm për planet e klubit spanjoll. Lojtari holandez po i afrohet muajve të fundit të kontratës së tij me Liverpool, ndërsa mosha e tij duket se është shqetësimi kryesor për Flick. Pavarësisht përvojës dhe statusit të...
Burimi:
telesport.al