Markez fiton Sprint-in në Mandalika, merr kryesimin e Botërorit në MotoGP
Këtë radhë më me shumë fat se sa cilësi. Mark Markez fitoi pak çaste më parë garën Sprint në Indonezi duke marrë jo vetëm vëndin e parë në këtë garë por dhe kryesimin e Botërorit 2026 që mbahej nga Horge Martin. Në këtë mënyrë Kampionati Botëror i MotoGP po flet më së shumëti për pilotin e Ducati Lenovo. Mark e arriti suksesin sot përpara Ai Ogura-s me Aprilia dhe Fabio Di Xhanantonio me Ducati-n tjetër. Kampioni aktual i Botës e nisi startin me shumë polemika: ishte vetë Markez, me një hyrje shumë agresive, që shkaktoi një përplasje domino për Bexeki-n dhe më pas Fernandez-in. Përfitoi Horge Martin i cili me rrëmbim u fut nga pjesa e brendshme e pistes dhe mori kryesimin përpara MM93. Një...
Burimi:
sportiim.al