Marigona Qerkezi duartrokitet në Stuttgart me operën “Tosca”, rikthehet në skenë më 17 dhe 21 tetor
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Marigona Qerkezi, ka ndarë emocionet pas paraqitjes së saj në operën “Tosca” në Operën Shtetërore të Stuttgartit, në Gjermani.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qerkezi falënderoi publikun për pritjen e ngrohtë në shfaqjen e mbrëmshme, duke e cilësuar përvojën si të veçantë.Artistja do të rikthehet në skenën e Operës Shtetërore të Stuttgartit edhe më 17 dhe 21 tetor, në shfaqjet e ardhshme të operës së njohur të Giacomo Puccinit.Paraqitjet e sopranos shqiptare në skenat prestigjioze evropiane vazhdojnë të prezantojnë talentin dhe përkushtimin e saj në botën e operës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com