Maran nuk e grumbulloi, Jasir Asani me postime thumbuese: Historia nuk harrohet kurrë
Jasir Asani ka reaguar pas vendimit të trajnerit Rolando Maran për ta lënë sërish jashtë listës së Kombëtares. Sulmuesi nuk e ka fshehur zhgënjimin, duke zgjedhur të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale. “Po rri urtë se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më”, shkruan Asani, në një mesazh që lë të kuptohet për pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të trajnerit. Ky është grumbullimi i dytë radhazi në të cilin Maran nuk e përfshin Asanin në listën e Kombëtares. Sulmuesi nga Shkupi ishte një nga lojtarët më të spikatur të Shqipërisë gjatë kualifikueseve të Europianit 2024. Pavarësisht nisjes pozitive të sezonit me Esteghlal në Iran, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime, Asani nuk ka...
Burimi:
kohajone.com