Maran fajëson arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta
Pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, duke deklaruar se skuadra e tij meritonte më shumë. Në deklaratën pas ndeshjes, Maran vlerësoi reagimin e kuqezinjve edhe pse luajtën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Etrit Berishës. “Meritonim një rezultat shumë të mirë. Meritonim edhe fitoren, edhe pse luajtëm me 10 lojtarë. U penalizuam nga kartoni i kuq, por skuadra reagoi mjaft mirë”, tha Maran. Trajneri italian iu referua edhe vendimeve të arbitrit, të cilat sipas tij ndikuan në ecurinë e ndeshjes. “Duhet t’i përmirësojmë disa gjëra. Por një paraqitje e tillë na bën të ecim përpara. Na penalizuan edhe disa vendime arbitrare që janë disi të pakuptueshme. Gjithsesi ne vazhdojmë të ecim përpara”, u...
Burimi:
ntv.al