Maqedonia e Veriut thotë se ka parandaluar një sulm të lidhur me Iranin

Maqedonia e Veriut thotë se ka parandaluar një sulm të lidhur me Iranin

Agjencia për Siguri Kombëtare e Maqedonisë së Veriut tha se ka parandaluar një komplot “terrorist” për vrasje, të një rrjeti të lidhur me Iranin, që kishte për cak një person në Greqinë fqinje. “Agjencia ndërmori një sërë aktivitetesh operacionale-taktike dhe analitike me synim zbulimin e një rrjeti bashkëpuntorësh në shtet, të lidhur me shtetasin iranian, Edris Jahangiri Mavaneh, person që rezulton se është i lidhur me aktorë të tjerë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës iraniane, përfshirë edhe lidhjet e tij me bosin e drogës, Naji Sharifi Zindashti”, tha agjencia përmes një njoftimi. Ky rrjet, sipas agjencisë, “nën udhëzimet e shtetasit iranian” ndërmori aktivitete përgatitore logjistike për të kryer atentatin terrorist kundër një personi në Greqi. “Informacionet tregojnë se ky person, që ka rrjet të...