Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut thanë të martën se e kanë shkatërruar në Shkup një grup të organizuar të lidhur me ideologjinë e organizatës terroriste Shteti Islamik (IS). Në një operacion i bashkërenduar më 28 shtator në 12 lokacione në Shkup çoi në arrestimin e pesë të dyshuarve dhe në ngritjen e kallëzimeve penale ndaj tre personave, përfshirë ndaj një 34-vjeçari të dyshuar për terrorizëm, thanë autoritetet. Policia sekuestroi pushkë automatike, një pushkë snajper, pistoleta, municion, pajisje radiokomunikimi, pajisje taktike, një flamur të IS-it, pajisje elektronike dhe një sasi të konsiderueshme parash gjatë operacionit, i tha Radios Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Policia pretendon se i dyshuari kryesor, me inicialet K.I., 34 vjeç, kishte vepruar në një degë...