Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar nga Policia Kufitare pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe duke kryer manovra të rrezikshme në zonën e Triportit. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë kontrolleve pranë zonës së ankorimit të mjeteve lundruese në Triport, konstatuan një gomone që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme. Sipas Policisë, sjellja e drejtuesit rrezikonte sigurinë e mjeteve të tjera lundruese, por edhe të pushuesve që ndodheshin në zonë. Shërbimet ndërhynë menjëherë dhe ndaluan mjetin lundrues. Drejtuesi, shtetasi A. G., iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv, duke konstatuar se ai drejtonte gomonen në gjendje të dehur. Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj drejtuesit u vendos një gjobë prej 50 mijë...