Mancini: Duhet të lëmë pas të shkuarën, ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira

Mancini: Duhet të lëmë pas të shkuarën, ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira

“Sot do të jetë emocionuese, si gjithmonë. Shpresoj që të mos jetë ndryshe. Kemi përjetuar momente të mëdha kënaqësie në këtë stadium; le të shpresojmë për një nisje të mbarë.” Këto ishin fjalët e trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, në prag të rikthimit të tij në stolin e kombëtares për ndeshjen hapëse të Nations League kundër Belgjikës në stadiumin “Olimpico”. “Duhet të punojmë fort dhe shpejt. Gjërat kanë shkuar mirë gjatë dy ditëve të fundit me këtë përzierje lojtarësh me përvojë dhe të rinjsh. Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira, duhet ta nisim mbarë. Duhet të shohim përtej ndeshjes me Bosnjën, e tillë është natyra e futbollit; ndonjëherë humbet ndeshje në mënyrë të çuditshme”, tha Mancini. Më tej, ai shtoi: “Duhet të ecësh...