Mamurras, 27-vjeçari përplas makinën e Policisë gjatë ndjekjes dhe hedh armën

Mamurras, 27-vjeçari përplas makinën e Policisë gjatë ndjekjes dhe hedh armën

Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras pas një ndjekjeje nga Policia, pasi dyshohet se po qarkullonte i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të ndaluar. Sipas Policisë, i arrestuari është Edmir Xhaferri, banues në Mamurras. Ai u lokalizua teksa lëvizte me automjet, pas informacioneve të siguruara se mbante armë zjarri me vete. Në momentin që ka konstatuar praninë e shërbimeve policore, 27-vjeçari dyshohet se ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të largohet. Gjatë arratisjes, ai ka përplasur automjetin e Policisë, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve që po merrnin pjesë në operacion. Policia bën me dije se gjatë ndjekjes i riu ka hedhur edhe pistoletën që dyshohet se mbante pa leje. Pas disa minutash ndjekjeje, efektivët kanë arritur ta kapin në...