“Mamaja ime u dashurua me atë klub”, Mbappe zbulon se ka qenë shumë pranë transferimit në Premier League
Kylian Mbappe ka treguar përpjekjet e jashtëzakonshme që bëri Liverpool në vitin 2017 për ta bindur atë të transferohej në “Anfield”. Pavarësisht se nëna e tij u dashurua me klubin e kuq dhe e nxiti atë të nënshkruante, ylli francez përfundimisht zgjodhi t’i bashkohej PSG-së. “Mamaja ime shkoi në stadium, vizitoi klubin dhe takoi drejtuesit. Ajo thoshte: ‘Është një klub i mrekullueshëm, të gjithë janë kaq të sjellshëm, është një klub familjar, një klub i madh.’ Ajo shkoi në “Anfield” dhe u dashurua me të”, tregon Mbappe. Sulmuesi rrëfen edhe takimin me trajnerin e Liverpool-it në atë kohë, Jurgen Klopp dhe përpjekjen e tij për ta bindur për të firmosur për klubin e kuq. “Mbaj mend që ishim në avion dhe po fluturonim, ndërsa ai...
Burimi:
telesport.al