Mallakastër, zjarri del jashtë kontrollit në Çërrilë, era vështirëson ndërhyrjen

Mallakastër, zjarri del jashtë kontrollit në Çërrilë, era vështirëson ndërhyrjen

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka shpërthyer mesditën e së dielës në zonën e Çërrilës, në Mallakastër, duke përfshirë sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre. Flakët janë përhapur në një zonë pyjore, ndërsa era e fortë po favorizon avancimin e zjarrit dhe po e bën më të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar zjarrfikësit e Mallakastrës, efektivë të Policisë dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit. Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer, që kufizon lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe ndërhyrjen e ekipeve në terren. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ndodhet larg zonave të banuara dhe deri më tani...