Maliqit kundër bashkimit me Bashkinë e Korçës, 21 anëtarë votojnë kundër, vetëm 1 pro
Këshilli Bashkiak Maliq MALIQ-Këshilli Bashkiak i Maliqit ka kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë, në kuadër të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit. Gjatë mbledhjes së sotme këshilltarët diskutuan për ndryshimin e mundshëm të kufijve administrativë. Në përfundim, votimi tregoi një qëndrim pothuajse unanim kundër bashkimit: nga 22 këshilltarë, 21 votuan kundër dhe vetëm një votoi pro. View this post on Instagram Vendimi i këshillit pritet t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për t’u marrë në konsideratë gjatë shqyrtimit të ndryshimeve të mundshme territoriale. Sipas draftit të Reformës Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, parashikohet bashkimin e Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës.
Burimi:
zeri.ai