Maliqi kundër bashkimit më Korçën/ Aliolli: Rama – Peleshi të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe këshilltarëve bashkiakë

Maliqi kundër bashkimit më Korçën/ Aliolli: Rama – Peleshi të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe këshilltarëve bashkiakë

Deputetja e PD, Ledina Aliolli ka përshëndetur vendimin e Këshillit Bashkiak të Maliqit, i cili votoi këtë të hënë kundër bashkimit me Korçën, në kuadër të reformës administrative-territoriale të ndërmarrë nga qeveria. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Aliolli tha se tanimë më këshilltarët bashkiakë u ngritën në lartësinë e duhur dhe morën përgjegjësinë e tyre për të përfaqësuar në mënyrë të denjë vendimin e të gjithë qytetarëve të Maliqit Sipas saj, Maliqi nuk është një numër apo një vijë në hartë që mund të shkrihet me një të rënë të lapsit, duke shtuar se është detyra e atyre që e kanë hartuar dhe projektuar pikërisht këtë reformë që të dëgjojnë qytetarët. ‘I bëj sot thirrje Edi Ramës, i bëj sot thirrje Niko Peleshit...