“Maldini më frymëzon. I thashë ‘jo’ dikujt tjetër për Italinë. Për mua është nder”

“Maldini më frymëzon. I thashë ‘jo’ dikujt tjetër për Italinë. Për mua është nder”

22 Shtator 2026 17:27 Telesport Michael Kayode është një nga risitë e Roberto Mancinit për 4 ndeshjet e Italisë në Ligën e Kombeve. Duke folur për faqen zyrtare të FIGC-së, mbrojtësi i Brentford zbuloi se atë e kishte kërkuar edhe Nigeria, vendi i tij i origjinës, por ai zgjodhi, Italinë, vendin ku ka lindur dhe është rritur. “Nigeria më kontaktoi, por për këdo, të luash për Italinë është nder. Para ndeshjes kundër Chelsea-t nuk e dija për ftesën; e mora vesh përmes telefonit dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Këtu në skuadrën e Italisë ka shumë lojtarë të rinj dhe kjo është mirë për ekipin. Dua të jap maksimumin për grupin. Mancini foli me mua dhe më shpjegoi punën taktike që kërkon; gjithmonë ka diçka...