Mal i Zi, rusi ekzekuton tre persona në një poligon qitjeje! Policia apel qytetarëve: Mos dilni nga banesat

Mal i Zi, rusi ekzekuton tre persona në një poligon qitjeje! Policia apel qytetarëve: Mos dilni nga banesat

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Danilovgradit në Mal të Zi, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa policia malazeze ka shpallur në kërkim shtetasin rus Mihail Šabunjin, 30 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot, pak pas orës 16:00, në një poligon qitjeje në afërsi të Danilovgradit, ku dyshohet se Šabunjin ka qëlluar për vdekje Petra Globarević, 24 vjeç, nga Podgorica, Momir Radonjić, 67 vjeç, nga Danilovgradi dhe Nemanja Kapor, 20 vjeç, nga Podgorica. Sipas mediave malazeze, të tre viktimat ishin të punësuar në poligonin e qitjes ‘Češka zbrojevka’. Pas ngjarjes, policia dyshoi se 30-vjeçari rus është larguar nga vendi i krimit me një automjet tip ‘Seat Cordoba’, të zi, me targa PG...