Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës
Kompania serbe, Grindex, ka furnizuar me makineri kompani ruse në vitet pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilat më pas i kanë përcjellë ato tek ndërmarrje të industrisë ushtarake ruse që janë nën sanksione, mëson Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL). Të dhënat e siguruara nga REL-i tregojnë se prodhuesi i makinerive për përpunimin e metaleve nga Kikinda, në veri të Serbisë, pas vitit 2022 ka vazhduar eksportimin e pajisjeve në Rusi përmes kompanive ndërmjetëse, disa prej të cilave janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Nga marsi i vitit 2022 deri në mars të vitit 2025, në Rusi janë importuar makineri të prodhuesit Grindex, në vlerë prej rreth 27.5 milionë eurosh, tregojnë të dhënat e Shërbimit të Inteligjencës...
Burimi:
syri.net