Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Vorë–Fushë-Krujë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Vorë–Fushë-Krujë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Xhesjon Zogu VORË-Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Vorë–Fushë-Krujë, pranë Urës së Gjolës, ku si pasojë ka humbur jetën gazetari 26-vjeçar Xhesjon Zogu. Mjeti tip “Land Rover” me të cilin udhëtonte i riu është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Benz”, që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se drejtuesi i “Benz”-it, Behar Ruçi, ka kryer një parakalim të gabuar, duke shkaktuar përplasjen e fortë mes dy automjeteve. Vetë Ruçi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njoftimi i policisë: Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar...