Makina përplaset nga treni në kryqëzimin hekurudhor, humb jetën 12-vjeçari, babai në spital

Makina përplaset nga treni në kryqëzimin hekurudhor, humb jetën 12-vjeçari, babai në spital

Një 12-vjeçar ka humbur jetën dhe babai i tij është plagosur pasi një tren u përplas me makinën e tyre në një kryqëzim hekurudhor në Irlandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një zonë rurale në Kiltybo, pranë Ballyhaunis, në County Mayo. Sipas autoriteteve, 12-vjeçari ndodhej në makinë me babain e tij, kur automjeti u godit nga një tren që udhëtonte nga Dublini. Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 20:45, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, fëmija nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Babai i tij, rreth të 40-ave, i cili drejtonte automjetin, u transportua në spital me dëmtime që nuk rrezikojnë jetën. Trupi i 12-vjeçarit është dërguar në Mayo University Hospital,...