Makina përplaset me bordurën anësore në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, shoferi arratiset

Makina përplaset me bordurën anësore në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, shoferi arratiset

foto ilustruese DURRËS-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me bordurën anësore të rrugës. Pas ngjarjes shoferi, 39 vjeç, ka braktisur mjetin dhe është larguar. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit. Njoftimi i policisë:  Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet...