Makina përplas 69-vjeçarin në aksin Bradashesh-Peqin, ndërron jetë rrugës për tek ‘Trauma’
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë Bradasheshit. Mjeti tip Audi me targë AA 089 DJ, me drejtues shtetasin A.G, përplasi shtetasin e identifikuar si Xhemal Çela rreth 70 vjeç banues Bradashesh, që lëvizte me biçikletë. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Elbasan i moshuari është nisur drejtë Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve...
Burimi:
syri.net