Makina bie në greminë! Vdes 20 vjeçari pasagjer, shoferi dhe një 15 vjeçar nisen me helikopter në Tiranë (Emri)
Një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën një 20 vjeçari ndërsa dy të tjerë po luftojnë me jetë në spitalin e Traumës. Pasditen e sotme (30 gusht) tre djemtë po ktheheshin nga Lura kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe ra në greminë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, të Mirditës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes shtetasi Klaudio Ndoji rreth 20 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjet. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi Arli Kacorri, 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të...
Burimi:
gijotina.com