Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të fitojmë
Kryeministri hungarez Péter Magyar ka kritikuar ashpër mungesën e lidershipit politik në Bashkimin Evropian, duke thënë se Brukseli duhet të marrë vendime të guximshme për të ardhmen e Unionit dhe të kalojë nga menaxhimi i krizave në një strategji që synon konkurrueshmërinë dhe fuqinë globale. Magyar i bëri komentet në Forumin Strategjik të Bledit, në një panel ku morën pjesë edhe kryeministri slloven Janez Janša, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq dhe kryeministri çek Andrej Babish, ku diskutuan bashkëpunimin rajonal dhe konkurrueshmërinë e Evropës. “Ka mungesë të lidershipit politik, për të qenë të sinqertë, në Bashkimin Evropian”, deklaroi Magyar, duke kritikuar atë që e konsideroi si burokraci të tepruar në institucionet evropiane. Sipas tij, burokracia në Bruksel po pengon nismat e reja dhe po e largon BE-në...
Burimi:
vizionplus.tv