Magazinë me 239 dronë, syze videoregjistrues….pranga 23-vjeçarit, shiste llastiqe e sfera metalike për protestuesit
PAMJE NGA MAGAZINA TIRANË- Orges Male, 23 vjeç është arrestuar në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët” duke u shitur protestuesve llastiqe gjuetie dhe sfera metalike, që sipas policisë përdoreshin për të sulmuar efektivët dhe institucionet. Pas arrestimit të tij, Policia njofton se u kryen kontrolle në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën mbi 450 pajisje, mes tyre 239 dronë, 75 llastiqe gjuetie, 44 celularë, pajisje GPS dhe regjistruese. Njoftimi i policisë: Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar. Në magazinë u gjetën edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike. Vihet në pranga 23-vjeçari që posedonte pajisjet/artikujt, dyshohet për qëllime të kundërligjshme. Ai u kap duke iu shitur llastiqe dhe...
Burimi:
zeri.ai