Madonna rikthehet në skenën e VMAs pas 23 vitesh, kryeson nominimet me 11 kategori

Madonna rikthehet në skenën e VMAs pas 23 vitesh, kryeson nominimet me 11 kategori

Madonna do të rikthehet në skenën e MTV Video Music Awards për herë të parë pas 23 vitesh, duke hapur ceremoninë e këtij viti me një performancë të drejtpërdrejtë më 27 shtator në Los Angeles. Lajmi është konfirmuar nga MTV dhe CBS, ndërsa ceremonia do të drejtohet nga Snoop Dogg. Rikthimi i saj vjen më shumë se dy dekada pas performancës së famshme të vitit 2003, kur Madonna ndau skenën me Britney Spears dhe Christina Aguilera. Performanca, veçanërisht puthja mes tyre, u bë një prej momenteve më të komentuar në historinë e VMAs. Këtë vit, Madonna vjen në ceremoninë e çmimeve edhe si artistja me më së shumti nominime. Ajo është nominuar në 11 kategori, përfshirë Artist of the Year, Video of the Year për...