Macron: Protestat e studentëve po shfrytëzohen politikisht dhe po shndërrohen në dhunë

Macron: Protestat e studentëve po shfrytëzohen politikisht dhe po shndërrohen në dhunë

Ditë pas dite, nxënësit e shkollave të mesme vazhdojnë të mobilizohen në të gjithë Francën. Shumica e veprimeve marrin formën e bllokadave paqësore, megjithatë ka patur edhe disa incidente të dhunshme. Forcat e sigurisë, nga ana e tyre, po përgatiten për një ditë tjetër protestash të shtunën, më 17 tetor. Ndërkohë, qeveria ka lëshuar paralajmërime. Sipas presidentit francez, Emmanuel Macron, protestat po shfrytëzohen politikisht dhe po shndërrohen në dhunë. “Presidenti i Republikës theksoi se të rinjtë po shprehin shqetësime legjitime, por se këto shqetësime po shfrytëzohen politikisht dhe po shndërrohen në dhunë urbane, me skena që janë të papranueshme”, tha zëdhënësja e qeverisë Maud Bregeon. Që nga fillimi i lëvizjes, më shumë se 6,800 persona, 86% e të cilëve të mitur, janë marrë në paraburgim...