Macron del kundër liderëve të huaj: Të papranueshme komentet për trazirat në Francë
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër disa liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë incidentet e fundit të dhunshme në Francë për interesa politike dhe elektorale. Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e manipulimit të informacionit dhe përhapjes së lajmeve të rreme. Pa i përmendur drejtpërdrejt me emra, Macron iu referua presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke shprehur pakënaqësinë për komentet e tyre lidhur me situatën në Francë. Sipas raportimeve të medias franceze Le Figaro, kreu i shtetit denoncoi atë që e cilësoi si manipulim të informacionit nga jashtë, i cili, sipas tij, ka nxitur reagime të papranueshme nga disa figura politike ndërkombëtare. “Pati manipulim të informacionit nga jashtë, gjë që çoi në komente të papranueshme dhe budallallëqe nga...
Burimi:
kohajone.com