Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar Donald Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për bërjen e “komenteve idiote” rreth trazirave në rrugët e Francës, duke theksuar se ato bëhen për përfitime politike, ndërsa vendi përgatitej për më shumë protesta këtë fundjavë. Gjatë një vizite në Katar, Macron nuk përmendi emra specifikë, por theksoi se “manipulimi i informacionit” pas trazirave të së shtunës kishte çuar në “komente po aq të papranueshme sa edhe idiote, nga shumë njerëz, përfshirë liderë të huaj”. I pyetur nëse i referohej Donald Trumpit, Macron u përgjigj: “Ndër të tjerë.” Presidenti amerikan kishte fajësuar dhunën në Francë te “emigrantët, xhihadistët dhe komunistët” në kuadër të fushatës së tij përpara zgjedhjeve afatmesme. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili përballet me zgjedhje,...
Burimi:
kohajone.com