Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dhe rivali i tij, senatori i krahut të djathtë Flavio Bolsonaro, mbyllën të shtunën fushatën elektorale, një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil. Lula, 80 vjeç, zhvilloi aktivitetin e fundit elektoral në Sao Paulo, ndërsa kërkon një mandat të katërt dhe të fundit në krye të vendit. Ai është përballë Flavio Bolsonaro, 45 vjeç, djalit të ish-presidentit Jair Bolsonaro dhe një prej figurave kryesore të së djathtës braziliane. Gara pritet të jetë e ngushtë. Sondazhet tregojnë se asnjë prej kandidatëve nuk pritet të sigurojë shumicën e nevojshme për të fituar që në raundin e parë. Për këtë arsye, Lula dhe Flavio Bolsonaro pritet të përballen sërish në një raund të dytë më 25 tetor. Një nga çështjet që...
Burimi:
javanews.al