Luka Modric nuk njeh moshë, kroati si në kohët e vjetra shënon supergol në Ligën e Kombeve (video)
26 Shtator 2026 22:10 Telesport Luka Modric jo vetëm që nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kombëtarja kroate, por vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm dhe mbi të gjitha protagonist. Në sfidën mes Rep. Çeke dhe Krocisë, e vlefshme për Ligën A, në Ligën e Kombeve, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në fillim të pjesës së dytë, kroatët gjetën avantazhin me Luka Modric. SHIKOGOLIN 41-vjeçari pasi mori një top nga shoku i skuadrës, Igor Matanovic, u fut bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të djathtën. Pak minuta më pas, vendasit barazuan shifrat me Adam Karabec. Rezultati aktualisht vazhdon të jetë 1-1.
Burimi:
telesport.al