Luis Enrique paralajmëron lojtarët e tij: Kush mendon se ka fitore të lehta gabohet rëndë

Luis Enrique paralajmëron lojtarët e tij: Kush mendon se ka fitore të lehta gabohet rëndë

Nuk ka vend për vetëkënaqësi apo për të supozuar se ata janë tashmë favoritët. Në prag të ndeshjes në Champions League në fushën e Villarreal, trajneri Luis Enrique u përpoq të frenonte çdo lloj mbivlerësimi brenda skuadrës së PSG. Ai ka vënë në dukje vështirësitë me të cilat u përballën në kompeticionin e vitit të kaluar: “Vitin e kaluar patëm të njëjtin fillim si këtë vit, e megjithatë nuk përfunduam mes tetë më të mirave. Kjo është Liga e Kampionëve.” Më tej, ai shtoi: “Sot do të jetë thelbësore të jemi të përgatitur për çdo skenar. Duam ta përmirësojmë performancën e vitit të kaluar. E dimë se sa e vështirë është të fitosh, veçanërisht në ndeshjet jashtë fushe.” Mesazhi i trajnerit të PSG është i...